Policia aksion në Obiliq kundër lojërave të fatit, arrestohen 6 persona
Sharr Travel

Policia aksion në Obiliq kundër lojërave të fatit, arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës, ka zhvilluar të martën një aksion në qytetin e Obiliqit ku janë bastisur disa lokale nën dyshimin për zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 6 persona ndërsa janë sekuestruar 8 pajisje të lojërave të fatit.

“Njësitë policore në koordinimit me prokurorin e shtetit dhe urdhëresës së gjykatës kanë bërë kontrollin e gjashtë lokaleve afariste nën dyshimin se në ato lokale janë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të realizuar janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar 8 pajisje përmes të cilave dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Nacionale