Gjilani ka rritur kapacitetet për hospitalizmin e pacientëve me Covid-19
Sharr Travel

Gjilani ka rritur kapacitetet për hospitalizmin e pacientëve me Covid-19

Spitali i Gjilanit ka rritur kapacitetet për hospitalizmin e pacientëve me COVID-19, është njoftuar nga Komuna e Gjilanit.

Komiteti Emergjent i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ka mbajtur takim sot ku është vlerësuar situata pas 20 rasteve të reja me COVID-19 në Gjilan.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, që po udhëheq operacionet në kuadër të Komitetit, ka thënë es do të bëhet vlerësimi i situatës për burimin e infeksionit të rasteve të fundit, ndërsa ka kërkuar nga të prekurit që të vetizolohen.

Në Gjilan në përgjithësi janë regjistruar 230 raste pozitive me COVID-19, 146 prej tyre janë shëruar, ndërsa 80 janë raste aktive. Kanë vdekur katër persona.


MË SHUME NGA Nacionale