Një muaj paraburgim për vrasje të rëndë dhe dy tentim vrasje
Sharr Travel

Një muaj paraburgim për vrasje të rëndë dhe dy tentim vrasje

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit C. I., shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe dy vepra tjera penale të vrasjes në tentativë.

Më 07 korrik 2020 rreth orës 03:00, në Bardhaniq të Gjakovës, në shtëpinë e tani të ndjerit N.M., me dashje për motive ende të panjohura, me mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta tani një 60- vjeçar, po ashtu, i pandehuri C. I., i godet me thikë të dëmtuarit D.M. dhe M.M. duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit e më pas me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


MË SHUME NGA Nacionale