​Disa lagje të Prishtinës mbeten pa energji elektrike
Sharr Travel

​Disa lagje të Prishtinës mbeten pa energji elektrike

Për shkak të prishjes në daljen e Lubotenit, një pjesë e qytetit të Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike në orët e mbrëmjes.

Zyrtarët e KEDS-it kanë konfirmuar për KosovaPress se defekti ka ndodhur si pasojë e shkëputjes së telave dhe se ekipet kanë dalë në terren për rregullimin e tij.

Për një kohë pa energji elektrike kanë mbetur një pjesë e Velanisë, rruga e Dubrovnikut, Lagjja e Muhaxherëve dhe një pjesë e Parkut të qytetit, ndërkohë që është kthyer furnizimi me energji elektrike.