77 raste aktive me Coronavirus në Gjilan

77 raste aktive me Coronavirus në Gjilan

Në Komunën e Gjilanit janë 77 raste aktive me Covid-19.

Deri tani atje 230 njerëz kanë rezultuar pozitiv, dhe 149 janë shëruar plotësisht. Ndërsa jetë kanë ndërruar vetëm 4 persona.

Përmes një postimi ne rrjetin social ne Facebook këtë e bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, duke bërë thirrje që të respektohen të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së.