Në zonat e banuara me serbë gjithsej 258 raste me Coronavirus

Në zonat e banuara me serbë gjithsej 258 raste me Coronavirus

Sipas rezultateve të deritanishme, 258 pacientë me koronavirus janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë, prej të cilëve 97 janë banorë të veriut të Mitrovicës.

Kështu tha specialisti serb i epidemiologjisë Aleksandar Antonijeviq.

Sipas tij, që nga 12 marsi janë testuar 2,252 persona, nga të cilët 258 janë konfirmuar për praninë e koronavirusit në të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Janë 139 të infektuar rishtazi, për tre javët e fundit të testimit në të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Ndërkaq, 94 persona të tjerë janë në vetizolim, raporton Radio Kontakt Plus.


MË SHUME NGA Nacionale