Zyra e OKB-së në Kosovë, ndihmon Komunën e Malishevës me mjete mbrojtëse
Sharr Travel

Zyra e OKB-së në Kosovë, ndihmon Komunën e Malishevës me mjete mbrojtëse

Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot e ka përkrahur Komunën e Malishevës, me një donacion me maska dhe dorëza, në kuadër të përkrahjes së tyre, për komunat e Kosovës. Kohë më parë, UNMIK, i ka përkrahur komunën e Malishevës, edhe me pako ushqimore për familjet në nevojë.

Siç theksohet në komunikatën e Komunës dërguar mediave, Për këtë donacion, sot kryetari Ragip Begaj, gjatë pritjes në zyrën e tij për zyrtarët e UNIMIK-ut, Lino Sciarra dhe Abedin Lataj, i ka falënderuar për këtë ndihmë, si dhe për ndihmën e mëhershme për Komunën e Malishevës.

Ndërsa, zyrtari Sciarra, tha se “I vjen mirë që kanë mundësi ti ndihmojnë komunat në Kosovë me mjete mbrojtëse, me qëllim edhe të solidarizimit në luftën e përbashkët kundër Covid-19 dhe këtë e konsiderojnë një ndihmë direkte për komunat”.

Begaj e Sciarra, kanë biseduar për situatën e përgjithshme me Covid-19 në Malishevë.


MË SHUME NGA Nacionale