Ambasadorja e Izraelit takoi komunitetin hebre të Kosovës
BKT
Kosovë

Ambasadorja e Izraelit takoi komunitetin hebre të Kosovës

RTKlive

Anëtarët e Bashkësisë Hebreje Bet Izrael Kosova kanë pritur sot në takim Ambasadoren e Izraelit, znj.Alona Fisher Kamm.

Gjatë këtij takimi, Kryetari z.Ruzhdi Shkodra e falenderoj Ambasadorën për bashkëpunim dhe perkrahjen e dhënë gjatë këtyre viteve.

Ambasadorja znj.Fisher Kamm tha se është e kënaqur për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave që kemi pasur gjatë këtyre viteve,dhe pret që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me Ambasadorin e ri, pasardhësin e saj në detyrë.

Për nder të Ambasadores është shtruar një darkë rasti ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Shpend Ahmeti. - Jewish Community - Bet Israel Kosovo.


MË SHUME NGA Kosovë