Mbyllen dy furra buke në Malishevë, pronari doli pozitiv me Coronavirus
Sharr Travel

Mbyllen dy furra buke në Malishevë, pronari doli pozitiv me Coronavirus

Inspektorati komunal në Malishevë, në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, sot i ka mbyllë dy furra të bukës në qytetin e Malishevës, pasi pronari i tyre, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. 

Pronari i furrave, i cili nuk është banor i Komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra.

Furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi i njëjti të konsiderohet plotësisht i shëruar.


MË SHUME NGA Nacionale