Brenda dy muajve Skenderaj bëhet me fontanë moderne
Sharr Travel

Brenda dy muajve Skenderaj bëhet me fontanë moderne

Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se brenda dy muajve në parkun “Idriz Rreci” do të ndërtohet një fontanë moderne.

“Qytetit tonë historik brenda dy muajve do t’i shtohet edhe një projekt kreativ dhe shumë i rëndësishëm për nevojat e qytetarëve të Skenderajt dhe rrethinës. Një çezme publike, me fontanë moderne, e vendosur në parkun ‘Idriz Rreci’, një hapësirë atraksioni për banorët dhe vizitorët që vizitojnë qytetin tonë. I projektuar dhe trajtuar edhe në aspektin historik dhe mjedisor, ku qytetarët, përveç që do të shërbehen me ujë, si burim i jetës, ata mund ta shfrytëzojnë atë edhe si hapësirë rekreative”, ka njoftuar komuna e Skenderajt.

Kjo komunë ka theksuar se i tërë ky projekt është dhuratë (donacion) nga humanisti dhe miku i Skenderajt, Sali Ajdini nga Gostivari, kurse projekti është dizajnuar dy studentë të arkitekturës, Ibrahim Zabeli dhe Elion Ismajli.

Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar humanistin Ajdini për financimin e këtij projekti. “Në emër të qytetarëve të komunës sonë, falënderoj mikun tim, Sali Ajdini, për financimin e këtij projekti në qytetin tonë”, ka thënë Jashari.


MË SHUME NGA Nacionale