Prishtina bëhet me bibliotekë qarkulluese, do të jetë në shërbim 24 orë
Sharr Travel

Prishtina bëhet me bibliotekë qarkulluese, do të jetë në shërbim 24 orë

Në Prishtinë do të jetë në funksion Biblioteka Qarkulluese, falë Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Librat”. Kjo u bë e ditur gjatë ditës një ceremonie, ku u tha se kjo bibliotekë do të jetë në shërbim të nxënësve 24 orë në ditë.

Aktualisht biblioteka qarkulluese është vendosur në kuadër të Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Librat”, qendër kjo e cila mundësohet nga Komuna e Prishtinës, organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, programi i së cilës është pezulluar për shkak të pandemisë.

Agon Ahmetaj drejtor i organizatës “Etea”, tha se në mungesë të aktiviteteve u kanë mundësuar lexuesve një bibliotekë të tillë.

“Qendra ‘Librat’ i ka marrë disa hulumtime dhe konsulta me drejtoritë për mungesën e aktiviteteve dhe kështu që kemi ardhur në një ide që mendoj se kemi bërë diçka”.

“Diçka që është e veçantë është se do të ketë ngritje të leximit dhe se do të bëhet biblioteka lexuese që mendoj se këtu çalojnë këtu pak të rinjtë”, tha ai

Fatime Mehmetaj shefe e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, tha se kjo bibliotekë në mungesë të mjeteve nuk kishte pasur aktivitete të ndryshme.

“Unë mendoj që vet fakti se kur kemi filluar me aktivitet të leximit ka ndryshuar ambienti dhe unë besoj se kjo qendër do të ketë shumë aktivitete”.

“Në mungesë të fondeve dhe mjeteve nuk kemi pasur mundësi që të kemi aktivitete të tilla, por që në bashkëpunim me qendrën Librat mund të kemi aktivitete të leximit”, u shpreh ajo.

Zana Dobruna nga GIZ-i, tha se në vazhdimësi e kanë mbështetur arsimin në Kosovë.

“GIZ Kosova ka mbështetur arsimin fillor në Kosovë tashmë 10 vjet. Ne kemi mbështetur shumë aktivitete siç është Fusha për llogaridhënie, trajnimi i nxënësve me nxënësit dhe përfshirja e të gjithë nxënësve të margjinalizuar në Kosovë”.

“Librat që po i shihni këtu, mësimdhënësit dhe nxënësit do të kenë mundësi që të zgjedhin se çfarë dëshirojnë të lexojnë, që shumë tituj do të jenë të përditësuar”.

Blerta Basholli, drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka uruar që ky projekt të shkojë mirë, teksa shtoi se do ta ketë përkrahjen e komunës, raporton EO.


MË SHUME NGA Nacionale