Fotot nga Dielli, më të afërtat të bëra ndonjëherë
BKT
   Kuriozitete

Fotot nga Dielli, më të afërtat të bëra ndonjëherë

Fotografi të reja të Diellit të marra vetëm 77 milionë kilometra nga sipërfaqja e tij thuhet të jenë më të afërtat të bëra ndonjëherë nga kamerat.Ato vijnë nga sonda e Orbiterit Diellor, që u nis në fillim të këtij viti.

Orbiteri Diellor është një satelit që vëzhgon Diellin, i zhvilluar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës. Për krahasim, Toka është mesatarisht larg nga Dielli rreth 149 milionë kilometra.Ndërsa imazhet e reja janë marrë nga pika më e afërt ndonjëherë, ato nuk janë rezolucioni më i lartë i fituar ndonjëherë.