Doktorit të ushtarëve të UÇK-së i vdes nëna nga Covidi
BKT
Kosovë

Doktorit të ushtarëve të UÇK-së i vdes nëna nga Covidi

RTKLive

Doktorit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Halilajt, i cili gjatë luftës në Kosovë ka dhënë kontribut të madh mjekësor për shërimin e ushtarëve të plagosur, sot në orën 4.35 minuta i ka vdekur e ëma nga Covidi-19. Njoftimin për vdekjen e saj nga ky infeksion e ka dhënë vetë doktori i nderuar, Halilaj, i cili ka bërë me dije se ceremonia e varrimit e të ndjerës do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar.

Njoftimi i doktor Halilajt:

Te nderuar miq, shok, farefis ju njoftoj se para 40 minutave pra ne ora 04:35 min iku ne amshim Nena jone pas nje lufte me Covid 19.

Zoti e paste shperbly me Xhenet nanen tone.

Amin!

I pranoj te gjitha ngushellimet e juaja permes SMS, Facebook-ut dhe nuk keni obligim per shkak te situates te jeni fizikisht as ne varrim e as ne ngushellime sipas tradites qe i kemi!

Me respekt per te gjithe juve, familja Halilaj.


MË SHUME NGA Kosovë