Në Spitalin e Gjakovës 53 pacientë po trajtohen për COVID-19
BKT
Kosovë

Në Spitalin e Gjakovës 53 pacientë po trajtohen për COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar 53 pacientë për COVID-19.

Prej tyre 20 janë të konfirmuar si pozitivë, e 33 janë me simptome dhe në pritje të rezultateve.

Ndërkohë nga personat që po marrin trajtim 21 janë në oksigjenoterapi, është njoftuar nga Spitali i Gjakovës.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportit të ekipes kujdestarë që udhëhiqej nga mjekët:
Dr.Afrim Dervishi,Dr.Galina Berisha,Dr.Flamur Marku,Dr.Kushtrim Xhiha dhe infermieret e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës me 19.07.2020 gjendja është si vijon:

• 53 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,
•20 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,
•33 pacientë presin rezultatet,
•21 pacientë janë me oksigjen.

Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve!

#mbajemasken
#distancensociale
#higjenpersonale 


MË SHUME NGA Kosovë