Shkon në 22 numri i rasteve aktive me koronavirus në Kamenicë
BKT
Kosovë

Shkon në 22 numri i rasteve aktive me koronavirus në Kamenicë

Komuna e Kamenicës sot ka konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirus.

Numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 22, kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunë, Qëndron Kastrati.

“Nga IKShP u njoftuam se kemi edhe dy (2) raste të reja të identifikuara me #COVID19 në komunën tonë. Aktualisht kemi 22 raste aktive”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kujtojmë se sot në Kosovë u konfirmuan edhe 118 raste të reja me COVID-19.


MË SHUME NGA Kosovë