14:22 / 20.07.2020
Radhë të gjata pa distancë te Qendra e Regjistrimit Civil të Kosovës
Janë rikthyer radhët e gjata te Qendra e Regjistrimit Civil të Kosovës.
Radhë të gjata janë krijuar te Qendra e Regjistrimit Civil të Kosovës, kështu duke u rrezikuar edhe shëndeti i qytetarëve pasi nuk respektohet distanca.
Për dallim nga herët e tjera, një pjesë e qytetarëve kanë vendosur maska, por ngjashëm nuk po veprojnë edhe me mbajtjen e distancës.
Kjo gjë vërtetohet në fotografitë që lexuesit kanë dërguar në adresë të Lajmi.net.

























