10 kuriozitete për botën e peshqve
Sharr Travel

10 kuriozitete për botën e peshqve

1. Zbulimi në vitin 2011 në Timorin Lindor i shkopave të peshkimit të lashtë të bërë prej kockave tregon që njerëzit kanë peshkuar për të paktën 40.000 vjet.

2. Peshku më i madh në botë është gjiganti peshkaqeni-balenë, i cili mund të rritet në një gjatësi prej rreth 60 këmbë.

3. Ngjalat mund të notojnë mbrapsht. Shumica e peshqve tjerë nuk munden.

4. Kandilët e detit nuk kanë skelet kështu që nuk janë peshq. Të gjithë peshqit janë rruazorë. Kuajt e detit janë peshq.

5. Ka më shumë lloje peshqish se amfibët, zvarranikët, zogjtë dhe gjitarët së bashku.

6. Peshkaqenët janë peshqit e vetëm që kanë qepalla.

7. Luspat e peshqve përdoren shpesh në prodhimin e buzëkuqëve.

8. Numri i luspave të peshqve nuk shtohet me rritjen e tyre, ato vetëm rriten në madhësi. Mosha e një peshku mund të gjendet bazuar tek madhësia e unazave të luspave.

9. Peshqit nuk kanë veshë të jashtëm, por kanë disa organe që gjenden pas syve të tyre dhe që reagojnë ndaj valëve të zërit.

10. Të gjitha llojet e peshqve janë shtazë gjakftohta, d.m.th. se temperatura e trupit të tyre varet nga temperatura e ujit ku jetojnë.