Reagon Muharremaj pas shtimit të rasteve me COVID-19 në Suharekë
BKT
Kosovë

Reagon Muharremaj pas shtimit të rasteve me COVID-19 në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se në këtë komunë janë shtuar edhe shtatë raste me COVID-19.

Ai ka thënë se zbatimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore duhet ta bëjë çdo qytetar.

“Në Suharekë sot i kemi 7 raste me COVID-19. Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve. Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Mbani distance sociale”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Kosovë