Temperatura deri në -37 gradë Celsius dhe stuhi bore në Argjentinë
Sharr Travel

Temperatura deri në -37 gradë Celsius dhe stuhi bore në Argjentinë

Një stuhi e fortë bore ka shkaktuar probleme në rajonin e Patagonias në jug të Argjentinas, duke shkatërruar shtyllat e tensionit të lartë e duke mbuluar territorin me një “pëlhurë” të bardhë. Sipas raportimeve lokale, temperatura në këtë zonë të vendit ka arritur deri në -37 gradë Celsius.

Sipas Sistemit Meteorologjik të Argjentinës ky po konsiderohet si dimri më i keq në vend që prej viteve 1990. Bora ka arritur deri në 1 metër lartësi dhe po kërcënon bujqësinë, blegtorinë dhe ka ndërprerë edhe trafikun normal të njerëzve dhe mallrave.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, banorët vendas nuk mund të përfitojnë edhe nga të ardhurat e turizmit malor, pasi zona është e preferuar për sporte dimërore.