Rusinovci ngushëllon familjen Kelmendi
BKT
Kosovë

Rusinovci ngushëllon familjen Kelmendi

UD. Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Prof. Dr. Imer Rusinovci, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastij e ndarjes nga jeta të Bakir Kelmendi, profesor i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë.

Telegram ngushëllimi i plotë:

E nderuara familje Kelmendi, shumë të respektuar studentë dhe staf i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë 

Me dhimbje mësova lajmin, se u nda nga jeta Bakir Kelmendi, profesor i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë. Në këto momente të rënda të dhimbjes, në emrin tim, studentëve dhe stafit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj. 
Kujtojmë se profesor Bakir Kelmendi ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu Universitetit Haxhi Zeka në Pejë. Profesor Bakir Kelmendi, do të mbahet mend për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe korrektësinë që kishte. 
I qoftë i lehtë dheu !
Me ndjesinë dhe respektin më të thellë ! 
Sinqerisht, 
Prof. Dr. Imer Rusinovci
UD. Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Prishtinë


MË SHUME NGA Kosovë