​Bashkëjetoi me vajzën e mitur, arrestohet
BKT
Kosovë

​Bashkëjetoi me vajzën e mitur, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar një mashkull kosovar, nën dyshimin për bashkëjetesë jashtë martesore me personin nën  moshën 16 vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e mitura pas shtrimin në repartin e gjinekologjisë, është konfirmuar nga mjekët se është shtatzënë.

“Rr. Meshari, Fushë Kosovë 27.07.2020-15:00. Është raportuar se viktima e mitur femër  kosovare ishte shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit  është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë