Malishevë,5 raste të reja me koronavirus,njëri kishte vdekur para dy ditësh
Sharr Travel

Malishevë,5 raste të reja me koronavirus,njëri kishte vdekur para dy ditësh

Sot janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, por njëri prej tyre, dy ditë pas vdekjes.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është rritur në 39, ndërsa numri i të vdekurve në 8 raste.

Këto të dhëna sot janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.

Në Komunën e Malishevës prej fillimit të pandemisë janë 135 raste me COVID-19, prej tyre 88 janë shëruar, 39 raste janë aktive dhe 8 raste kanë përfunduar me vdekje.

Rastet e sotme, të konfirmuara nga IKSHPK, janë një rast në Malishevë, një në Lladrovc, një në Kijevë, një në Llazicë dhe një rast i konfirmuar dy ditë pas vdekjes në Shkozë, njofton Komuna e Malishevës.