Në Drenas ende pa datë për hapjen e çerdheve

Në Drenas ende pa datë për hapjen e çerdheve

Komuna e Drenasit ka njoftuar se është formuar një komision profesional, që po vlerëson mundësinë e hapjeve të çerdheve.

Por nga komuna nuk është dhënë një datë se kur do të hapen çerdhet.

“Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, njofton përfaqësuesit e çerdheve private dhe të gjithë qytetarët, se për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale e covid-19, ka formuar komisionin profesional, i cili ditëve në vijim do të vlerësoj mundësitë e hapjes së çerdheve. Për epilogun e vlerësimit të komisionit, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Të dielën ka shtyrë hapjen e çerdheve Komuna e Prishtinës si pasojë e situatës epidemiologjike. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se po përgatitet protokoll për hapjen e çerdheve. Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private ka protestuar të dielën mbrëma para komunës në Prishtinë.