Gjakovë: Për 24 orë u shqiptuan 149 gjoba për mos-respektim të masave

Gjakovë: Për 24 orë u shqiptuan 149 gjoba për mos-respektim të masave

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës gjatë fundjavës ka ndërmarrë, si pjesë e një aksion të përgjithshëm.

Në këtë aksion, i cili do të vazhdoj edhe ditëve në vijim, përveç njësive patrulluese kanë qenë të përfshira edhe Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Inspektorët sanitar e ata komunal.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës ka ndërmarrë veprimet si në vijim:

• Janë iniciuar 4 raste penale për “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës,
• Janë arrestuar 4 persona të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt,
• Janë mbyllur 4 operator ekonomik, dy (2) qendra sportive në komunën e Gjakovës, Një (1) qendër sportive në komunën e Malishevës dhe Një(1) pishinë në komunën e Rahovecit, ndërsa pronarëve ju është shqiptuar gjobë nga inspektorët sanitar / komunal,
• Janë shqiptuar 149 gjoba për qytetarë dhe operatorë ekonomik për mos respektim të rekomandimeve, mbajtje të distancës, maskës etj.

“Rikujtojmë me këtë rast se Policia po vazhdon të jetë në ballë të përpjekjeve tona të përbashkëta për parandalim të përhapjes së pandemisë dhe kontaktet e shumta me qytetarë (në shumë raste edhe me persona të infektuar) kanë bërë që ky virus të rrezikoj edhe zyrtarët policor. Aktualisht, vetëm në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kemi 15 zyrtarë policor në vet-izolim, 7 prej të cilëve të konfirmuar pozitiv në testet për COVID-19. Me qëllim ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjakovë njofton se aktivitete vetanake dhe të bashkërenduara me mekanizma tjerë kompetent do të këtë edhe ditët në vijim, ndërsa masat e marra nga Policia dhe Inspektorët do të jenë edhe më të ashpra dhe më rigoroze”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje u theksua se u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të zonës sonë të përgjegjësisë që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë masat dhe vendimet e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe të iu përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbajtje të distancës, vendosjen e maskave dhe dorezave mbrojtëse dhe evitimin e grumbullimit apo daljeve të panevojshme.


MË SHUME NGA Nacionale