Në mes të verës, bie borë në Itali

Në mes të verës, bie borë në Itali

Italianët janë befasuar në pikun e verës. Vala e motit të keq që ka mbizotëruar në Lombardi gjatë ditëve të fundit, ka bërë të ndikojnë edhe në rajonin e Pass Stelvios, në kufirin midis Lombardisë dhe Tirolit të Jugut.

Dhe kështu, në muajin gusht, dëborë ka rënë në Alpet italiane. Që nga mbrëmja e djeshme, e hënë 3 gusht, ‘flokët’ e dëborës kanë zbardhur rrugët dhe gjithashtu tarracën e hotelit Pirovano, i cili gjendet në lartësinë mbidetare rreth 3000 metra.

Por, mediat italiane raportojnë se kjo gjë është normale në Stelvio. Sigurisht, të shohësh dëborën duke rënë në gusht është ende një pamje interesante.

Në mes të verës, bie dëborë në Itali (FOTO)

Në mes të verës, bie dëborë në Itali (FOTO)