Në Spitalin e Gjakovës gjatë korrikut janë hospitalizuar 1,074 pacientë

Në Spitalin e Gjakovës gjatë korrikut janë hospitalizuar 1,074 pacientë

Spitali i Gjakovës ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik janë hospitalizuar 1,074 pacientë.

Nga ky numër 58 janë hospitalizuar në Kirurgji, 42 në Ortopedi, 29 në Urologji, 9 në ORL, 311 në Gjinekologji, 177 në Neonatologji, 49 në Pediatri, 79 në Interno, 81 në Infektiv, 24 në Neurologji, 21 në Psikiatri, 142 në Pulmologji, 9 në Kujdes intenziv dhe 43 në Njësinë Koronare.

Në njoftim bëhet e ditur se janë kryer 135 operacione (21 operacione kirurgjike, 25 operacione ortopedike, 4 operacione urologjike, 1 në ORL, 1 në oftalmologji dhe 83 operacione gjinekologjike).

Në këtë spital, në muajin korrik janë kryer 176 lindje, prej tyre janë lindur 102 djem e 74 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 65).

Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5467, 909 shërbime në Ro-Kabinet dhe 114 CT-ja.

Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1564, ndërsa në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsej 916 shërbime.


MË SHUME NGA Nacionale