Vërshime në disa lagje dhe fshatra të Suharekë
BKT
Kosovë

Vërshime në disa lagje dhe fshatra të Suharekë

Pas reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta në Komunën e Suharekës, ka reaguar kryetari Bali Muharremaj.

Muharremaj ka thënë se sot do të del me një vendim për formimin e një komisioni për vlerësimin e dëmeve.

“Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë shkaktuar dëme të shumta në Komunën e Suharekës. Sot do të dal me një vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve. Në secilën sfidë që na paraqitet, ne jemi bashkë që ta tejkalojmë”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Kosovë