Në Gjilan dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Gjilan dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se në Gjilan si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën dy persona në 24 orët e fundit. Ai ka ngushëlluar familjet e viktimave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 12 persona.

Në Gjilan numri total i të vdekurve ka arritur në 23, ndërsa aktualisht janë 169 raste aktive. Numri total i të infektuarve ka arritur në 587, me 11 rastet e reja që janë regjistruar.

“Brenda 24 orëve të fundit i kemi fatkeqësisht dy të vdekur nga COVID-19. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sopi dhe Elezi, për humbjen e më të dashurve të tyre. Edhe këto dy raste me fatalitet, janë alarm i madh që duhet të kujdesemi, t’i respektojmë masat anti-COVID. Ju lus nga zemra që t’i përmbaheni rregullave, për veten, për familjen, për qytetin, për Republikën”, ka thënë Haziri.