Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë të infektuar me COVID-19. 43 prej tyre janë me okisjgeno terapi, ndërsa 11 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kurse të tjerë pacientë raportohet të jenë në gjendje stabile.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët tjerë kanë një gjendje më stabile”, njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Ndërsa gjatë vikendit në këtë spital, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 13 lindje, 8 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore. Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 11 operacione, ndërsa 413 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,231 analiza”, thuhet në raportin 24 orësh të spitalit.

 


MË SHUME NGA Nacionale