Podujevë, rifillon punën qendra për pajisje me dokumente

Podujevë, rifillon punën qendra për pajisje me dokumente

Në Podujevë sot ka rifilluar punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve.

Kështu ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht, Agjencia për Regjistrimin Civil.

Pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre ishte bërë javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndërsa, nga sot, me datë 10 gusht bëhet rifillimi i punës me kapacitetet e plota të saj.


MË SHUME NGA Nacionale