​Gjilani në pritje edhe të 91 mostrave të reja me koronavirus

​Gjilani në pritje edhe të 91 mostrave të reja me koronavirus

Komiteti i Emergjencave në Gjilan në mbledhjen e sotme ka rekomanduar respektimin e masave mbrojtëse, në mënyrë që rastet të jenë gjithnjë në rënie.

Selami Xhemajli, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë në një konferencë për media, se nga rezultatet e fundit, janë konfirmuar 17 raste pozitive me koronavirus.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve prej 605 sa janë në totalin e përballjes me gjithë pandeminë, të shëruar janë 403, të vdekur 25 dhe 177 janë raste aktive. Kemi edhe 91 mostra që janë në përpunim dhe rezultatet e tyre do të publikohen në ditët në vijim. Në Spitalin Regjional janë duke u trajtuar 31 pacientë me COVID-19”, tha ai.

Xhemajli ka bërë të ditur se për shkak të rezultimit me COVID-19 në Drejtorinë e Financave, është mbyllur ky shërbim deri në një vendim tjetër, pasi zyrtarët e këtij resori janë në vetizolim.

Komiteti ka apeluar që personat e prekur me COVID-19 dhe ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit, të qëndrojnë në vetizolim në afatin e rekomanduar nga institucionet shëndetësore, dhe sektori privat dhe gastronomia të respektojnë vendimet e shtetit për respektim të distancës dhe ofrimin e shërbimit me masat mbrojtëse.


MË SHUME NGA Nacionale