KRU “Prishtina” paralajmëron dërgimin e borxhlinjve te përmbaruesi

KRU “Prishtina” paralajmëron dërgimin e borxhlinjve te përmbaruesi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar borxhlinjtë se duke filluar nga 1 shtatori do të dërgojë rastet te përmbaruesit privat, në rast se nuk paguhen borxhet.

“Te përmbaruesi do të përfundojnë të gjithë ata konsumatorë me borxhe të akumuluara ndër vite. Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privatë do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Siç thuhet, deri më tash janë përgatitur me dhjetëra lëndë nga zyra ligjore dhe janë të gatshme për dërgim te përmbaruesi.


MË SHUME NGA Nacionale