​Bechtel Enka ndihmon Komunën e Ferizajt me 20 kompjuterë

​Bechtel Enka ndihmon Komunën e Ferizajt me 20 kompjuterë

Vullneti i mirë i donatorëve po jep rezultate në kuptimin e bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt.

I tillë ishte sot pritja që i bënë kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi dhe drejtori për Arsim, Afrim Llabjani, përfaqësuesit të gjigantit biznesor, Bechtel-Enka, Latfi Renda, të cilët kishin vendosur t’i dhurojnë për shkollat e Ferizajt, 20 kompjuterë.

Falënderues për këtë donacion u shprehën si kryesuesja Bytyçi ashtu edhe drejtori Llabjani, duke vënë theksin tek intensifikimi i bashkëpunimit me kompaninë Bechtel Enka në dobi të projekteve të ndryshme komunitare.


MË SHUME NGA Nacionale