Komuna e Drenasit largon deponitë ilegale

Komuna e Drenasit largon deponitë ilegale

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente është duke vazhduar aktivitetet për largimin e deponive ilegale në  territorin e komunës së Drenasit.

Në vazhdën e këtyre punëve, kjo drejtori gjatë këtyre ditëve ka larguar deponinë ilegale në fshatin Verboc, Likoshan dhe Dobroshec.

Këto aktivitete do të vazhdojnë me intensitet në hapësirat publike, duke përfshirë gjithë territorin e Drenasit. “Kujdesi ndaj mjedisit që na rrethon, është mbrojtja e shëndetit dhe vendit ku jetojmë”, ka njoftuar komuna e Drenasit.


MË SHUME NGA Nacionale