16:39 / 12.08.2020
Ahmeti: Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se si do të duken shtigjet e reja të biçikleta që do të fillojnë në lagjen Dardania e do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera.
Ahmeti publikoi një fotografi, duke theksuar se do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete.
Postimi i plotë:
Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera. Do të ketë bariera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete.
























