​Komuna e Prishtinës rrënon një objekt pa leje

​Komuna e Prishtinës rrënon një objekt pa leje

Në Zonën Industriale, në kohë pandemie, janë vendosur konstruksione metalike pa leje në disa sipërfaqe - pavarësisht ndalesave nga ana e Komunës së Prishtinës.

Zëdhënësi i Komunës Adonis Tahiri ka bërë të ditur se vendimet për rrënim janë nxjerrë me kohë, dhe disa nga konstruksionet janë larguar nga vetë palët.

“Për rastet ku nuk janë përfillur vendimet tona, Sektori i Ndërtimit ka organizuar aksionet e rrënimit, sikur sot. Vazhdojmë...”, ka shkruar Tahiri në Faceook.


MË SHUME NGA Nacionale