16:41 / 14.08.2020
Policia vazhdon gjobat për mungesë maske
Policia e Kosovës po vazhdon nëpër qytete të Kosovës t’i ndëshkojë qytetarët që nuk po u përmbahen rregullave nga IKSHPK në mbrojtje nga COVID e që një ndër to është edhe mbjatja e maskës, gjë që qytetarët nuk po e bëjnë e po gjobiten. Një prej këtyre rasteve e kemi hasur edhe ne.
Policia në Mitrovicë ka gjobitur qytetarët që dalin pa maska. Gjoba për mosvënien e maskës është 70 euro.























