33 vjeçari nga Rahoveci vdes nga Covid 19
Një 33 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka vdekur pasi ishte i infektuar me Covid-19.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
19-vjeçarja vret veten duke folur me shoqen në telefon, pasi nuk merrte shumë ‘like’ në postime
I ndjeri ishte i shtrirë në klinkën e Pulmologjisë në Prishtinë që nga data 7 gusht 2020.
“Po është e vërtetë, një 33 vjeçar nga Xërxa ka vdekur pasi ishte pozitiv me koronavirus. Ai ka qenë I shtrirë në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Më 7 gusht i është marrë mostra kurse më 9 gusht ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Latifi.
Latifi tutje tha se edhe familjarë të tjerë të të ndjerit janë poashtu të infektuar.
“I ndjeri ka të infektuar edhe familjarë të tjerë, ndër ta është e vëllau i tij i cili poashtu është në gjendje të rëndë”, ka thënë Latifi për Express të premten.























