Ndërroi jetë ish punëtori i RTP-së, Sahit Dragaj
BKT
Kosovë

Ndërroi jetë ish punëtori i RTP-së, Sahit Dragaj

Sot me datë 23 gusht 2020, ndërroi jetë Sahit Dragaj, ish-punëtor i Radio Televizionit të Prishtinës.

Varrimi do bëhet të hënën në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Sahit Dragaj  lindur me 13.07.1942 në fshatin Vojnikë Komuna e Skenderajit.

Perfundoi Studimet në Universitetin e Shkupit “Kiril i Metodije”, në Fakultetin Ekonomik në Prilep dhe Manastir – drejtimi ekonomiko – kibernetikë 

Në fillim të vitit 1967, u transferua prej Skenderajt në Prishtinë, ku ne fillim u   punësua në Radio Prishtinë, në shërbimin e financave dhe të kontabilitetit, kurse pas një kohe të shkurtër, Radio Prishtina dërgohet per specializim.
Pas përfundimit të këtij specializimi, kthehem në Radio Prishtinë ku emërohet per Shef të Shërbimit të Parapagimit dhe të Qendrës Kompjuterike. 

Ishte edhe gazetar – komentator  i sportit i Radio Prishtinës prej vitit 1970 -1972

Sahit Dragaj punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës, në vendet e punes: bashkëpunëtor profesional per plan e analizë, udhëheqës dhe drejtor i Radio e TV parapagimit, gjatë disa mandateve, drejtor komercial dhe drejtor per financa Radiotelevizionit të Prishtinës,  në disa mandate, deri me 5 korrik 1990, kur Radiotelevizioni i Prishtinës me dhunë u okupua.

Gjate viteve 1993-1995, ishte anëtar i Bordit te Programit Satelitor të Radiotelevizionit Shqiptar  me seli në Tiranë, ishte përgjegjës per çështje financiare dhe të marketingut.

Edhe pas mbarimit të luftës në Kosove, prej vitit 1999 deri në vitin 2001, ishte Kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Prishtinës.

Një kohë ishte edhe Udhëheqës i Drejtoratit per Pronën e Paluajtshme në Komunën e Prishtinës, kurse prej vitit 2002 – 2007, punoi në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, deri në pensionim me 13.07.2007.

Ishte anëtar dhe udhëheqës shumëvjeçar i Bordeve ekonomike dhe te parapagimit në kuadër te Radiotelevizionit 
Ishte Drejtor i Bordit Ekonomik të  Lojërave Olimpike Botërore në vitin 1984,  e cilat u mbajt në Sarajevë ,  e njohur si “Sarajeva 84”. 

Gjatë karrierës se tij eshte shpërblyer per rezultatet e arritura në punë, ku dhe pranoi Mirënjohjen nga Kolektivi i Radiotelevizionit të Prishtinës per  kontribut te veçantë në punë dhe në zhvillimin e Radiotelevizionit të Prishtinës,  në vitin 1985; Mirënjohjen e Kryetarit të  Komitetit Olimpik të Lojërave Dimërore “Sarajeva 84,“, z. Juan Antonio Samaran.


Me date 06 Janar 2010,  Themeloi dhe ishte Kryetare i Partisë se parë të Pensionisteve të Kosovës 

 


MË SHUME NGA Kosovë