15:50 / 27.08.2020
Malishevë, shtatë të shëruar dhe asnjë rast i ri me COVID-19
Sot janë shëruar shtatë persona me koronavirus në komunën e Malishevës, derisa nuk është shënuar asnjë rast i ri.
Këto të dhëna janë konfirmuar sot nga IKSHPK-ja në komunikimin zyrtar me komunën e Malishevës.
Në komunën e Malishevës prej fillimit të pandemisë janë prekur 198 persona, prej tyre 152 janë shëruar, 18 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive mbesin edhe 28 raste.























