Komuna e Obiliqit e gatshme për fillimin e vitit shkollor 2020/21
BKT
Kosovë

Komuna e Obiliqit e gatshme për fillimin e vitit shkollor 2020/21

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, sot, është realizuar procesi i dezinfektimit të Institucionit Parashkollor “Rrita Jonë”.

Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë paijsur shkollat e komunës së Obiliqit me paisje adekuate (dezinfektues për duar,maska, termometra), duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, meqë rast të gjitha objektet shkollore janë të gatshme për fillimin e procesit mësimor me 1 Shtator 2020.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka theksuar se furnizimi me paisje antiCovid-19 dhe procesi i dezinfektimit do të zhvillohet në vazhdimësi sepse siç është shprehur ai: “ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve tanë“.

“Ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve tanë”, u shpreh ai.


MË SHUME NGA Kosovë