Xhafer Tahiri shërohet nga koronavirusi, nesër kthehet në punë
BKT
Kosovë

Xhafer Tahiri shërohet nga koronavirusi, nesër kthehet në punë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka marrë konfirmimin nga IKSHPK se është shëruar nga COVID-19.

Xhafer Tahiri lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, me ç’rast ka shprehur falënderimet për stafin e QKMF Vushtrri, dhe mjekët e QKUK që janë kujdesur për shëndetin e tij.

“Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua. Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë. Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë”, shkruan Tahiri.


MË SHUME NGA Kosovë