Stacioni i trenit në Drenas shumë shpejt do t’u kthehet qytetarëve
BKT
Kosovë

Stacioni i trenit në Drenas shumë shpejt do t’u kthehet qytetarëve

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se stacioni i trenit në këtë qytet pritet t`i kthehet qytetarëve që udhëtojnë me tren dhe pronarit Infra-Kos.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pret nga Infra-Kos që në kohën sa më të shpejtë të aftësojë stacionin për shfrytëzim nga udhëtarët me tren dhe të mënjanojë çdo aneks, i cili nuk është brenda funksionit të stacionit të trenit.

“Përshëndes vendimin e menaxhmentit të Infra-Kosit që ky objekt të mbetet sipas destinimit themelor që ka - të shfrytëzohet nga udhëtarët me tren, përgjithmonë”, shkruan Lladrovci.


MË SHUME NGA Kosovë