VIDEO: Rrugët e kryeqytetit në gjendje të mjerueshme
Rrugët e kryeqyteti janë në një gjendje të mjerueshme, kjo shihet edhe në një postim në rrjetin social, Facebook, të Ridvan Berishës, kryeredaktor në RTK.
Berisha përmes një vidoje, të publikuar në Facebok, tregon një vrimë të thellë mbi një metër, në njërën nga rrugët më të frekuentuara të Prishtinës. Kjo është e turpshme, shton ai, duke treguar se thellësinë e gropës të cilën nuk mund ta prekë me dorë.
Ai pyet nëse dikush mund të bëjë zgjidhje, nëse kryetari Ahmeti nuk mundet.
Ja postimi i plotë i Ridvan Berishës në Facebook:
Ktynehere,vite e vite me perpara, ne kohen e Ismet Beqirit, shtresat e aslfaltit i matsha me meter e tash, sot e mata orjentimisht me metoda arkaike, shih videon me poshte, nje grope tash e sa muaj s’ka kush qe po del t kete force m’u perballe me te, me zgjidhje e rrjedhimisht me kriju kushte per trafik pa droje se mund te demtohen automjetet. A ka kush qe mundet me bo zgjidhje nese kryetari Ahmeti nuk mundet?























