Tahiri në Ferizaj: Pres lajme të mira nga Uashingtoni
BKT
Kosovë

Tahiri në Ferizaj: Pres lajme të mira nga Uashingtoni

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar komunën e Ferizajt, ku u prit nga kryetari Agim Aliu,

Tahiri e Aliu, vizituan mantelbardhët nga kjo komunë, ku iu dhanë përkrahje në luftën ndaj pandemisë.

Tahiri, ka thënë se shpreson që të nga takimi në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ketë lajme pozitive.

“Takimi në Uashington do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. Te një shtet mik që gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë afër Kosovës dhe kombit tonë”.

“Kam qenë në kontakt me kryeministrin dhe jam në kontakt me delegacionin. Delegacioni është unik. Është gati për këtë takim. Shpresoj që nga ky takim të kemi lajme pozitive”.


MË SHUME NGA Kosovë