12:42 / 03.09.2020
Në rrugët e Pejtonit nuk do të ketë më kabllo të varura
Komuna e Prishtinës sot filloi me asfaltimin e rrugëve në lagjen Pejton.
Kryetari Shpend Ahmeti thotë se në këto rrugë nuk do të ketë më kabllo të varura të rrymës.
“Sot filluam me asfaltimin e lagjes Pejton e për të vazhduar më tutje. Por, fillimisht u siguruam që aty të përfundojë e gjithë infrastruktura nëntokësore. Në këto rrugë nuk do të kemi pamjen e vjetër me kabllot e varura të rrymës në gjithë lagjen! Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Ahmeti në Facebook.























