Zyrtarët e lartë të Postës, vizituan shkollën-muze në Stubëll
BKT
Kosovë

Zyrtarët e lartë të Postës, vizituan shkollën-muze në Stubëll

Tre zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës, Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Mentor Arifaj, U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Vjollca Shala-Mulaj dhe U.D. Zëvendës KE, Fakete Kadiu, vizituan muzeun e shkollës së parë shqipe në Kosovë, në fshatin Stubëll të Vitisë. 

Delegacionin e ndërmarrjes e mirëpritën, kryetari i fshatit Stubëll, Marjan Ramaj dhe famullitari i kishës, Dom Jeton Thaqi, të cilëve iu dhuruan  ekzemplarë të kornizuar me pulla postare me imazhin e dedikuar këtij tempulli të parë të diturisë në vendin tonë, që ditë më parë u vu në qarkullim postar. 


MË SHUME NGA Kosovë