09:47 / 07.09.2020
12 pacientë të infektuar me Covid19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 49 pacientë me COVID-19.
Prej tyre dy janë në respiratorë, 34 janë në oksigjenoterapi, e nga këta 12 janë në gjendje më të rëndë.
Nga personeli i Spitalit janë të infektuar dy mjekë, 4 infermierë dhe tre punëtorë të Shërbimeve Teknike.























