Për shkak të asfaltimit do të mbyllen për qarkullim rrugët në “Pejton”
BKT
Kosovë

Për shkak të asfaltimit do të mbyllen për qarkullim rrugët në “Pejton”

Për shkak të punimeve të asfaltimit, prej nesër, e mërkurë, në ora 08:00 deri të enjten, 10 shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen “Pejton” do të jenë mbyllura për trafik, njofton Komuna e Prishtinës.

 

Gjatë kësaj kohe ngasësit e automjeteve sugjerohen që të përdorin rrugët alternative.


MË SHUME NGA Kosovë