20:46 / 08.09.2020
Morina: Kosova u kthye aty ku e kishte vendin
Analisti Bajrush Morina, vlerësoi se Vjosa edhe pse është bërë kryetare e Kuvendit të Kosovës, me vota të LDK-së, ajo gjithë ka qenë kundër LDK-së dhe nuk e di si mund të ketë tjetër mendim.
“Qëndrimet edhe të opozitës edhe Vjosa Osmanit, i kam pritur. Marrëveshja në SHBA është njëra ndër të arriturat e Kosovës, qeveria e Kosovës nuk kishte asnjë mundësi për lëvizje. Z.Hoti ka arritur shumë që çështjen e Kosovës ,të arrijë në kulmin më të lartë, aty e ka vendin në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai për RTK.
Për heshtjen e LDK-së, Morina vlerësoi se aty ende ka njerëz që dyshojnë tek Hoti. “Z.Hotit tani i janë hapur rrugët në LDK, pas Mustafës”, tha ai.























